Bjeshkët e Isniqit janë të bukura nga çdo perspektivë.
Në to mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër karshi natyrës magjepse që është treguar vërtet bujare me këtë vend.
Ekipi i T7, së fundmi ka qenë në këto bjeshkë më saktësisht në majen e Milishevcit dhe Zllonopojes.
Nga atje, gazetarja Syzana Hajradini ka intervistuar Muhamet Bojkun, i cili i ka treguar më shumë për këtë vend.
Po ashtu ndër të tjera, ai me nostalgji ka folur edhe për kohën kur nëna e tij përgatiste flija në këtë vend.
“Ky është vend i bekuar”, tha Muhamet Bojku për T7.
Se çfarë tha më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.