Subvencionimi i librave, Nagavci thotë se prindërit mund të aplikojnë nga nesër: 80 euro deri në klasën e 5'të, 110 euro nga klasa 6-9 - Gazeta Express
string(61) "edhe-kete-vit-do-te-subvencionohet-blerja-e-librave-shkollore"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2024 13:19

Subvencionimi i librave, Nagavci thotë se prindërit mund të aplikojnë nga nesër: 80 euro deri në klasën e 5’të, 110 euro nga klasa 6-9

Lajme

Gazeta Express

13/08/2024 13:19

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se edhe në vitin shkollor 2024/2025 do të subvencionohet blerja e librave shkollorë.

“Edhe sivjet tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar, pra subvencionimit të prindërve të cilët do të kenë mundësinë që të aplikojnë që nesër”, tha Nagavci.

Ajo bëri të ditur se vlera që do të subvencionohet për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën do të jetë 80 euro, ndërsa për nxënësit e klasave 6-9 do të jetë 110 euro.