“Ishte short i vështirë, më mbetet me punu për Olimpiadën e radhës” – Akil Gjakova flet pas humbjes në repesazh - Gazeta Express
string(106) "ishte-short-i-veshtire-me-mbetet-me-punu-per-olimpiaden-e-radhes-akil-gjakova-flet-pas-humbjes-ne-repesazh"

Sport

Gazeta Express

29/07/2024 18:40

“Ishte short i vështirë, më mbetet me punu për Olimpiadën e radhës” – Akil Gjakova flet pas humbjes në repesazh

Sport

Gazeta Express

29/07/2024 18:40

Akil Gjakova ka folur menjëherë pas humbjes në repesazh nga japonezi, Soichi Hashimoto.

Xhudisti kosovar me këtë humbje, mbetet pa asnjë medalje olimpike në Lojërat e sivjetme Olimpike në Paris.

Ai ka thënë se e kishte një short të vështirë dhe se i mbetet të punojë më fortë për herën e radhës.

“Isha në një short mjaft të vështirë, mirëpo për të fituar duhet t’i mposhtësh të gjithë. Mua më mbetet me puni për Olimpiadën e radhës, nja katër vjet të mira me u bë gati”, tha ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement