Von der Leyen drejt mandatit të dytë: Zgjerimi do të jetë prioritet, do ta forcojmë mbrojtjen europiane - Gazeta Express
string(101) "von-der-leyen-drejt-mandatit-te-dyte-zgjerimi-do-te-jete-prioritet-do-ta-forcojme-mbrojtjen-europiane"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2024 14:15

Von der Leyen drejt mandatit të dytë: Zgjerimi do të jetë prioritet, do ta forcojmë mbrojtjen europiane

Lajme

Gazeta Express

18/07/2024 14:15

Ursula von der Leyen, pritet të zgjidhet të enjten edhe për një mandat 5 vjeçar në krye Komisionit Europian.

Asaj do t’i duhen të paktën 361 vota nga 720 deputete në parlamentin europian. Në prag votimit, von der Leyen shpalosi prioritetet për mandatin e saj të ardhshëm duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit të bllokut evropian.

Ajo tha se në një botë ku ekzistojnë fuqitë e mëdha, një BE më e fortë dhe më e zgjeruar, i jep Evropës  peshë më të madhe në skenën globale.

Von Der Leyen përsëriti se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së. Pasi u zotua për të mbështetur Ukrainën për sa kohë që të nevojitet në luftën kundër pushtuesit rus, Von Der Leyen tha se liria e Europës ishte rrezik dhe se duhej të investohej më shumë në mbrojtje.

Ajo premtoi të ndërtojë një “Bllok të vërtet të mbrojtjes europiane’’,me projekte të mbrojtjes ajrore dhe kibernetike. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement