Munishi vazhdon ngacmimet ndaj Southgate: S’ka ma keq se me pas trajnerin që ju kanë lidh kabllat” - Gazeta Express
string(95) "munishi-vazhdon-ngacmimet-ndaj-southgate-ska-ma-keq-se-me-pas-trajnerin-qe-ju-kane-lidh-kabllat"

Sport

Gazeta Express

11/07/2024 23:56

Munishi vazhdon ngacmimet ndaj Southgate: S’ka ma keq se me pas trajnerin që ju kanë lidh kabllat”

Sport

Gazeta Express

11/07/2024 23:56

Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.

Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Romak Zeqiri, Eroll Salihu, Artan Thaqi.

Trajneri i mirënjohur kosovar dhe analisti i emisionit “Favoriti i Europianit”, Ismet Munishi vazhdon me batutat e tij në drejtim të Gareth Southgate, trajner i Anglisë.

“Në futboll, s’ka ma keq se me pas trajnerin që është rrokat, që ju kanë lidh kabllat. Ky shkojke lujke me Arnoldin në mesfushë, t’u e pasë Mainoon në bankë rezervë”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për lojtarin më të mirë të turneut sipas tij.

“Me dëshirë time, Rodri duhet të shpallet më i miri i turneut, por si duket ky çmim do t’i shkojë Yamalit ose Olmos”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement