Ish-sekretari i FFK-së, Salihu: Te FFK-ja s’ka projekt për të ardhmen - Gazeta Express
string(66) "ish-sekretari-i-ffk-se-salihu-te-ffk-ja-ska-projekt-per-te-ardhmen"

Sport

Gazeta Express

11/07/2024 23:33

Ish-sekretari i FFK-së, Salihu: Te FFK-ja s’ka projekt për të ardhmen

Sport

Gazeta Express

11/07/2024 23:33

Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.

Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Romak Zeqiri, Eroll Salihu, Artan Thaqi.

E ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu kritikoi FFK-në, pasi Kosova nuk arriti të kualifikohet në “EURO 2024” me një grup goxha të lehtë.

“Është mëkat që një grup i lojtarësh si ky te Kosova që nuk arriti të kualifikohet, sepse po shkojnë duke u vyshkur, kjo ishte gjenerata më e talentuar që e kemi pasur në vitet e fundit”, tha ai.

Tutje, ai komentoi edhe stafin e trajnerëve aktual.

“Trajneri mund të jetë i mirë, nuk mund të gjykohet me 2-3 ndeshje, nuk duhet të kërkohen rezultate të menjëhershme, duhet punë”, shtoi ai.

Më tëj, ai foli edhe për FFK-në dhe projektin e këtij institucioni në vazhdim.

“As lojtarët nuk po vijnë sepse s’ka projekt te Kosova, s’ka organizim, nuk ka persona lider aty. Për Fadil Vokrrin, lojtarët vinin menjëherë te Kosova”, përfundoi ai.