Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Muhamet Dragusha, Leutrim Ajeti dhe Andin Rashica.
Tifozi i Holandës, Leutrim Ajeti foli për humbjen e kombëtares së tij, dhe bëri me dije arsyet.
“Holanda humbi për shkak të dy faktorëve. Njëra është që Depay mungoi, sepse është vendimtar për kombëtaren, ndërsa faktori tjetër është që Gakpo ishte i padukshëm në këtë ndeshje”, tha ai.
