Nuk ka fitues pas 90 minutave lojë në 1/8 e finales në Euro 2024 mes Anglisë dhe Sllovakisë.
“Tre Luanët” arritën të barazonin rezultatin në 1:1 në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ivan Schranz fillimisht kaloi Sllovakinë në epërsi në minutën e 25-të të takimit.
Më pas, dominimi ishte i tëri i Anglisë, por që nuk arritën ta thyenin mbrojtjen sllovake, të udhëhequr nga Milan Skriniar.
Megjithatë, goli eventualisht erdhi në minutën e pestë shtesë.
Ishte Jude Bellingham që shënoi gol akrobatik për ta barazuar ndeshjen.
Mbetet të shihet nëse do të ketë fitues pas vazhdimeve, apo penalltitë do të jenë opsioni i fundit.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...