Portugalia është skuadra e tretë që e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Europian, pas Gjermanisë dhe Spanjës.
Portugezët triumfuan 3:0 ndaj Turqisë në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, shkruan Gazeta Express.
Bernardo Silva kaloi shtetin e tij në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, kurse vetëm shtatë minuta më pas Akaydin shënoi autogol për 2:0.
Cristiano Ronaldo asistoi për Bruno Fernandes në minutën e 56-të duke mos u treguar aspak egoist edhe pse pati mundësi të shënonte vet.
Ronaldo u bë lojtari me më së shumti asiste (8) në histori të Kampionateve Europiane.
Me këtë fitore, Portugalia e siguron kualifikimin në 1/8 e finales nga pozita e parë në grupin F me gjashtë pikë.
Në anën tjetër, Turqia mbetet e dyta dhe i nevojitet një fitore ose barazim ndaj Çekisë në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar tutje.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...