Dita e sotme na sjellë vetëm dy ndeshje të "EURO 2024" - Gazeta Express
string(52) "dita-e-sotme-na-sjelle-vetem-dy-ndeshje-te-euro-2024"

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 9:25

Dita e sotme na sjellë vetëm dy ndeshje të “EURO 2024”

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 9:25

Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar vetëm dy ndeshje në kuadër të grupeve në Euro 2024 dhe jo tri si në ditën e kaluara.

Pas kompletimit të ndeshjeve të para nga pesë grupet e para, tashmë radhën e ka grupi i fundit, grupi F, shkruan “Gazeta Express”.

Ky grup do t’i zhvillojë të dy ndeshjet gjatë ditës së sotme, ku orari prej orës 15:00 nuk do të ‘ekzistojë’.

Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të luhet në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit nga ora 18:00.

Në ndeshjen e dytë do të luajnë Portugalia me Çekinë, takim i cili do të zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Red Bull Arena’ të Leipzigut./GazetaExpress/