Sergio Ramos largohet nga Sevilla vetëm pas një sezoni - Gazeta Express
string(54) "sergio-ramos-largohet-nga-sevilla-vetem-pas-nje-sezoni"

Sport

Gazeta Express

17/06/2024 13:28

Sergio Ramos largohet nga Sevilla vetëm pas një sezoni

Sport

Gazeta Express

17/06/2024 13:28

Veterani i Sevillas, Sergio Ramos nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm.

37-vjeçari do të jetë përsëri në treg si transferim i lirë, gjersa tash pritet që të largohet nga Europa.

Ramos kishte nënshkruar me Sevillan, një ditë pasi ishte mbyllur afati kalimtar veror i vitit të kaluar, duke u rikthyer në klub pas 18 vitesh të kaluara larg tij.

Rikthimi i tij ishte kontrovers për tifozët, mirëpo me paraqitjet e tij arriti të fitojë përsëri zemrat e përkrahësve të Sevillas.

Ramos do të flasë publikisht për vendimin e tij të martën me fillim nga ora 11:00.

Mbrojtësi spanjoll ishte një faktor kyç në shpëtimin e Sevillas në luftën për mbijetesë, derisa edhe kishte shënuar shtatë gola në 34 ndeshje.

Duket se Ramos ende s’ka vendosur të pensionohet, me qendërmbrojtësin që është i lidhur me një transferim tek San Diego FC në MLS./GazetaExpress/