Alba Morina: FFK qysh nesër do të ankohet në UEFA për këto provokime të Serbisë ndaj Kosovës
Futboll
Gazeta Express
17/06/2024 0:18
Gjatë ndeshjes Angli – Serbi u panë edhe flamuj dhe thirrje ndaj Kosovës nga tifozët serbë.
Thirrjet “Nuk ka dorëzim” ishin të pranishme në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
E zyrtarja e FFK-së, Alba Morina tha se FFK-ja nesër do të ankohet në UEFA.
“Federata e Futbollit e Kosovës qysh nesër do të ankohet në UEFA për këtë veprim shovenist. Personalisht mendoj se kjo ka qenë e pritshme nga kjo Serbi”, tha Morina.