Teuta Selimi ribashkohet me bashkëshortin - Gazeta Express
string(41) "teuta-selimi-ribashkohet-me-bashkeshortin"

Yjet

Gazeta Express

31/05/2024 21:07

Teuta Selimi ribashkohet me bashkëshortin

Yjet

Gazeta Express

31/05/2024 21:07

Pak javë më parë, u publikua lajmi se këngëtarja e njohur Teuta Selimi kishte denoncuar bashkëshortin dhe vëllanë e saj për dhunë ndaj saj.

Lajmi bëri bujë në mediat në Kosovë dhe në Shqipëri.

U deklarua se këngëtarja ishte goditur me grushte në kokë nga bashkëshorti, ndërsa më pas ishte dhunuar edhe nga i vëllai për shkak se kishte denoncuar të shoqin për dhunë.

Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Kjo media ka thënë se ka mësuar nga burime të afërta me këngëtaren se çifti është rikthyer bashkë.

“Njerëz pranë artistes deklarojnë që janë rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit e tani janë duke jetuar së bashku”- thotë ai.

Lind pyetja, po vëllain e ka falur?