Rahoveci është shpallur për herë të parë kampion i Kosovës në hendboll.
Ekipi nga Rahoveci e siguroi titullin duke e mposhtur Besa Famgas të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë finale të playoff-it.
“Karagaçi” ishte arenë e finales së dytë, në një ambient të bukur sportiv.
Rahoveci pati epërsi të thellë qysh në pjesën e parë dhe arriti ta administronte atë deri në përfundim të takimit.
Përndryshe, Rahoveci të shtunën e javës së kaluar në palestrën “Mizahir Isma”, në ambient të bukur sportiv dhe para një numri shumë të madh shikuesish, e mposhti Besa Famgasin në ndeshjen e parë me rezultat 34:30.