Interi siguroi sonte titullin e 20-të të kampionit në histori të klubit.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 1:2 në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për sezonin 2023/24, shkruan Gazeta Express.
Për trajnerin italian është ky trofeu i gjashtë i fituar me “Nerazzurrët”, prej kur mori drejtimin e tyre në vitin 2021.
Kësisoj, Inzaghi ka parakaluar Jose Mourinhon me numrin e trofeve të fituar.
“Simone Inzaghi fitoi trofeun e tij të 6-të me Nerazzurrët, duke u bërë trajneri i tretë i Interit me më shumë trofe të fituar që nga themelimi i Serie A (1929-30), pas Helenio Herrera dhe Roberto Mancini (të dy nga 7)”, njoftoi faqja e specializuar “Opta”.
6 – Simone #Inzaghi ha vinto il suo 6° trofeo sulla panchina nerazzurra, diventando in solitaria il 3° allenatore più titolato nella storia dell’#Inter, dalla nascita della #SerieA a girone unico, dopo Helenio Herrera e Roberto Mancini (entrambi 7). Collezionista.#DerbyMilano pic.twitter.com/Rs8KWY8fWb
— OptaPaolo (@OptaPaolo) April 22, 2024
/Gazeta Express/