Në një triler basketbolli, Philadelphia 76ers e ka fituar sfidën përballë Miami Heat me një pikë epërsi, 105:104.
Në fakt, Philadelphia e fitoi ndeshjen në pjesën e dytë, pasi në atë të parën, Miami ishte më i mirë, shkruan Gazeta Express
Heat i fituan të dy çerekët e pjesës së parë. 22:23 dhe 17:28 u mbyllën këto periudha në favorit të tyre, duke shkuar në pushim me 12 pikë avantazh.
Por, 76ers u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke i mbyllur dy periudhat 30:23 dhe 36:30 dhe në fund dolën me fitore.
Joe Embiid ishte më i mirë për fitoren e ekipit të tij me 23 pikë. Në krahun tjetër, për Miami Heat nuk mjaftuan 25 pikët e Tyler Herros.
Në përballjen tjetër, Chicago Bulls fitoi ndaj Atlanta Hawks me shifrat 131:116.
Chicago e fitoi ndeshjen falë shkëlqimin në çerekët një e tre me 18, respektivisht 12 pikë.
Ndërsa, Atlanta arriti triumfin në çerekun e dytë me 12 pikë dhe të fundit me tre pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
I pandalshëm për Bulls ishte Coby White me plotë 42 pikë. Tek Haws u veçua basketbollisti Murray me 30 pikë./Gazeta Express
Hekurat për rroba janë bërë një pjesë thelbësore e çdo shtëpie, duke ofruar prakticitet dhe efikasitet të lartë në...