Avokati Arbër Jashari tha në Pressing në T7 se shumica e personave që kryejnë krime janë narkomanë.
E këtu ndërhyri analistja Zana Avdiu e cila tha “mos i arsyetoni vrasjet kulturore me narkomani”.
Avokati Jashari tha se “secili rast i ka karakteristikat e veta”.
Avdiu tha se këta persona janë “vrasës kulturor, mos u mundo me fsheh pas narkomanisë”, i tha avokatit Jashari.
Avokati Jashari përmendi rastin e Dardan Krivaqës duke thënë se “nëse ishte dënuar për narkomani ai do të ishte në burg. Edhe rastin e fundit e kemi me narkoman”, tha avokati.
Avdiu i tha Jasharit: “Rasti që e vrajti Eronën a ke narkoman? Rasti që e vrajti Liridonën e Sadijën e mësuesën a ken narkomanë?”.
Jashari tha se motivet janë të ndryshme, ndërsa Avdiu insistoi se motivet janë kulturore.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...