Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i cili dëmtoi gjashtë vetura - Gazeta Express
string(65) "pamje-nga-vendi-ku-ndodhi-shperthimi-i-cili-demtoi-gjashte-vetura"

Lajme

Gazeta Express

12/04/2024 10:05

Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i cili dëmtoi gjashtë vetura

Lajme

Gazeta Express

12/04/2024 10:05

Para pak çastesh Gazet Express ka raportuar për një granatë dore që ka shpërthyer në Lagjen e Profesorëve në Prishtinë.

T7 ndodhet në vendin e ngjarjes. Këto janë pamje nga vendi ngjarjes. Policia aktualisht ka bllokuar pjesën e rrugës ku ndodhi shpërthimi.

Shpërthimi ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore.

“Rreth orës 07:00  është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Advertisement
Advertisement
Advertisement