Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën Unike.
Skuadra e drejtuar nga Petar Mijovic eliminoi sot në gjysmëfinale kampionët në fuqi të kësaj gare, Pejën, shkruan Gazeta Express.
Ylli triumfoi me rezultat bindës 91:62.
Alonzo Verge Jr shkëlqeu te therandasit me 34 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Vincent Cole, që shtoi 14 sosh.
Te pejanët më i dalluari ishte Justin Edler-Davis me 19 pikë.
Ylli në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Trepçës dhe Sigal Prishinës, që do të zhvillohet sonte nga ora 19:00.
Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohen të dielën.
“Final 8” i Ligës Unike është duke u mbajtur në Vlorë. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...