Këngëtarja, Nora Istrefi, më 25 mars festoi ditëlindjen e 38-të.
Këngëtarja me këtë rast udhëtoi për në Madrid për të festuar këtë përvjetor të lindjes.
Ajo duket se ishte e shoqëruar nga disa mikesha, në bazë të disa fotografive që ka shpërndarë në rrjete sociale.
Në imazhet e reja, krijuesja e hitit “Më mungon” dukej në top formë në një fustan blu të tejdukshëm.
Dukjen e kompletoi me një palë taka ngjyrë bordo, aksesorë dhe grim të lehtë.
Përmes fustanit transparent, ajo ka vënë në pah fizikun e mrekullueshëm, të cilit i kushton kujdes të madh.
Nora numëron një karrierë të gjatë në skenë dhe tashmë shquhet për shumë hite.





Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...