Trep ça ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 26-të të Superligës në basketboll.
Mitrovicasit arritën fitore përballë Proton Cable Prizrenit me rezultatin 97:73.
Që nga fillimi e deri në fund, xehetarët ishin më të mirë, duke i fituar të gjithë periudhat e lojës.
Darnell Edge ishte i pandalshëm në këtë fitore me 24 pikë. Teksa, tek prizrenasit nuk kryen punë 32 pikët e Ty Cockfield.
Xhiron e ardhshme, Trepça luan sërish si vendas me Bashkimin, kurse Prizreni e pret Yllin./Gazeta Express
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...