Peja – Prishtina, ndeshja kryesore e vikendit në basketboll - Gazeta Express
string(56) "peja-prishtina-ndeshja-kryesore-e-vikendit-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

22/03/2024 13:58

Peja – Prishtina, ndeshja kryesore e vikendit në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

22/03/2024 13:58

Të shtunën dhe të dielën zhvillohet xhiroja e parafundit për sezonin e rregullt në elitën e basketbollit kosovar.

Ndeshja më interesante e xhiros do të jetë mes Pejës e Sigal Prishtinës.

Pejanët janë në luftë për të siguruar pozitën e dytë në tabelës, derisa prishtinasit po luftojnë për të tretën, të katërtën e kanë të sigurtë.

Në duelet direkte, dy fitore i kanë pejanët e një tjetër kryeqytetasit.

Ekipi që e mbyll stinorin si lider, Trepca e pret Bashkimin.

Mitrovicasit shkojnë në ‘’Play Off’’ nga pozita e parë, derisa prizrenasit nga pozita e gjashtë.

Golden Eagle Ylli i shkon Proton Cable Prizrenit, të cilët do të luajnë ndeshjet e barazhit, pasi edicionin do ta mbyllin të parafundit.

E në anën tjetër, Ylli e ka siguruar një vend për në ‘’Play Off’’.

Dueli i fundit do të jetë mes Vëllaznimit e Istogut. Gjakovarët do të jenë në mesin e gjashtë skuadrave më të mira, derisa Istogu bie nga liga.

Advertisement
Advertisement
Advertisement