KB Peja ka dështuar ta transferojë basketbollistin e njohur, Divine Myles.
Ishte vet klubi pejan që njoftoi se ai nuk ka mundur të regjistrohet në skuadër, shkruan Gazeta Express.
Sipas tyre, FBK ka mohuar regjistrimin si basketbollist i KB Peja, pasi që ka pasur disa probleme me regjistrim.
“Federata e Basketbollit të Kosovës ka mohuar përfundimisht regjistrimin e Divine Myles si basketbollit i KB Peja. Pas shqyrtimit të rastit, FBK ka adresuar te KB Peja se Divine Myles nuk mund të luaj për klubin tonë në sezonin 2023/24 për shkak të atyre që ata i kanë cilësuar si probleme me regjistrim.Kësisoj, rosteri final i KB Pejës është ky aktuali – dhe përkundër mos lejimit të Divine Myles, ne jemi të kompletuar dhe premtojmë luftën deri në fund për çdo trofe të mbetur”, thuhet në njoftim të klubit.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...