Ish fituesi i “Big Brother Albania 3” Jetmir Salaj është bërë pjesë e BBV mbrëmjen e të shtunës. Jetmiri është njohur si mbështetës i Luiz Ejllit.
Mirëpo, ndërsa mbështeste Luizin, Jetmiri gjatë BBV2 ka qenë ai i cili më së shumti e ka sulmuar Kiarën.
Ndonëse kërkoi falje publike disa muaj pas përfundimit të BBV2, fjalët e Jetmirit nuk u harruan aq lehtë në opinionin publik dhe janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
“Une jam Kiara: Pretendente per te fituar BBVIP2. Keshilla ime per ju: Hani veze te skuqur mengjes dreke darke Kurre mos lejoni nje mashkul qe tu dashuroj me shume seç dashuroni ju veten… Teknikat se si te sillni nje mashkull verdalle do i tregoj nje here tjeter Ah se harrova: Une di te lexoj”, shkruante asokohe Jetmiri.

Jetmiri po ashtu kishte thënë se nëse Luizi dhe Kiara vazhdojnë lidhjen e tyre jashtë shtëpisë, ai do të “parakalonte tërësisht i zhveshur” në Sheshin Skenderbej në Tiranë – gjë që nuk e ka bërë asnjëherë, pavarësisht se Kiara ka mbetur shtatzënë dhe pritet të lind një vajzë në muajin prill.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...