string(53) "diola-dosti-dhe-biznesmeni-kosovar-ne-lidhje-dashurie"

Rozë

Gazeta Express

03/03/2024 15:39

Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar në lidhje dashurie?

Rozë

Gazeta Express

03/03/2024 15:39

Një romancë e re duket se ka lindur mes të famshmëve shqiptarë.

Fjala është për nutricionisten Diola Dosti që pas ndarjes, me shumë gjasë, dashurinë e ka rigjetur prapë në Kosovë.

Dhe thoni ju kush është personi në fjalë? Ai është biznesmeni i njohur Erolld Belegu.

Burime për Prive.al kanë rrëfyer se dyshja janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit.

Diola dhe Erolldi frekuentojnë të njëjtat vende dhe shihen shumë të lumtur, thonë burime tona.

E vulën fjalëve që po qarkullojnë ia kanë vënë vetë ata.

Diola dhe Erolldi, sigurisht jo rastësisht, kanë postuar nga e njëjta villë ku po kalojnë fundjavën bashkë.

‘Jeto, dashuro, shijo’, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e Erolldit, duke treguar se është mëse i përmbushur aktualisht.

Ju shkoftë mbarë! /Prive.al