Java e 22-të në Superligë mbyllet sonte, vëmendja në Prizren - Gazeta Express
string(59) "java-e-22-te-ne-superlige-mbyllet-sonte-vemendja-ne-prizren"

Sport

Gazeta Express

03/03/2024 9:42

Java e 22-të në Superligë mbyllet sonte, vëmendja në Prizren

Sport

Gazeta Express

03/03/2024 9:42

Java e 22-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet këtë të diel.

Për ditën e sotme në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Përballja e parë do të luhet nga ora 17:00, mes Trepçës dhe Istogut, në palestrën sportive “Minatori”.

Mitrovicasit janë liderë me 19 fitore e dy humbje, kurse istogasit në vendin e fundit me një fitore e 20 humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet nga ora 19:00, mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, në “Sezai Surroi”.

Prizrenasit ndodhen në vendin e shtatë në tabelë me gjashtë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit momentalisht janë në pozitën e katërt me 14 fitore e shtatë humbje.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement