Mbappe e shënon një gol spektakolar në stilin “gërshërë” - Gazeta Express
string(54) "mbappe-e-shenon-nje-gol-spektakolar-ne-stilin-gershere"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2024 13:47

Mbappe e shënon një gol spektakolar në stilin “gërshërë”

Futboll

Gazeta Express

28/02/2024 13:47

Kylian Mbappe ka qenë protagonist i stërvitjes së sotme të Paris Saint-Germainit.

Ylli francez e ka postuar në Instastory një video ku shihet duke e shënuar një gol spektakolar.

Nënkampioni i botës shihet duke e marrë një top nga një bashkëlojtar dhe më pas shënon në mënyrë akrobatike me atë që konsiderohet si stil “gërshërë” ose “biçikletë”, shkruan “Gazeta Express”.

“E mërkurë mëngjes, një ditë punë”, ka shkruar 25 vjeçari në rrjetin social.

Përfaqësuesi francez së fundmi ua bëri me dije drejtuesve të klubit aktual se nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën dhe se do të largohet që nga 1 korriku, sapo të përfundojë kontrata e tij aktuale.

Kjo bëri që trajneri Luis Enrique ta zëvendësonte atë në lojën pasuese dhe ish-futbollisti i Monacos e shfaqi frustrimin e tij duke menduar se kjo është një hakmarrje e pastër ndaj tij, por që spanjolli tha se PSG-ja duhet të mësohet gradualisht të luajë edhe pa Mbappen dhe se do ta aktivizojë atë vetëm kur t’i nevojitet në lojë.

Mbappe sipas të gjitha gjasave gjatë verës që vjen do t’i bashkohet Real Madridit, klubit të tij të ëndrrave që nga fëmijëria. /Gazeta Express/