Lajçak deklarohet pas bisedimeve për dinarin: Duhen takime tjera, shumë çështje politike kanë mbetur pa përgjigje - Gazeta Express
string(111) "lajcak-deklarohet-pas-bisedimeve-per-dinarin-duhen-takime-tjera-shume-ceshtje-politike-kane-mbetur-pa-pergjigje"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2024 16:12

Lajçak deklarohet pas bisedimeve për dinarin: Duhen takime tjera, shumë çështje politike kanë mbetur pa përgjigje

Lajme

Gazeta Express

27/02/2024 16:12

Emisari  BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar për takimet e zhvilluar sot në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkovic, dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës të prira nga Guvernatori, Ahmet Ismaili, shkruan Gazeta Express.

Lajcak ka thënë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së.

Emisari sllovak ka thënë se takimi i sotëm ka qenë një hap i parë i rëndësishëm, megjithatë thotë se shumë çështje politike mbesin ende pa përgjigje.

Lajcak thotë se takimet shtesë janë të nevojshme, raporton Gazeta Express.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka shkruar Lajçak.

Shefi i ekipti negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, s’ka udhëtuar fare drejt Brukselit./GazetaExpress/