Jimmy Hall është përforcimi më i ri i Pejës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me amerikanin, shkruan Gazeta Express.
29-vjeçari është i gjatë 203 centimetra.
Ai së fundmi ishte pjesë e Superligës së izraelit.
Njoftimi i plotë nga KB Peja:
“Mirë se vjen te Kampionët, Jimmy Hall…
KB Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e pozitës qendër, Jimmy Hall – nga Superliga e Izraelit.
Amerikani 29-vjeçar ka ndërtuar karrierë në SHBA, Francë dhe Izrael, e tash do t’i bashkohet KB Pejës, në synimin për të rikonfirmuar epitetin e Kampionit.
Let’s go Jimmy!!!”. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...