Moderatorja Kiara Tito ka hequr nga Instagram-i bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin dhe ka fshirë/arkivuar fotot me të.
Ndërkohë, këngëtari nuk e ka bërë diçka të tillë dhe vijon ta ndjekë Kiarën në Instagram.
Jo domosdoshmërish Instagram-i është tregues i jetës reale, por gjithsesi, është një element që rrëfen një hatërmbetje apo zënkë të vogël.

Por, Kiara ka kthyer fotot në Instagramin e saj me Luizin, e më vonë edhe “followin”.
Megjithatë, shkak për këtë veprim të Kiarës besohet të jetë emisioni “E diell”, konkretisht një pjesë e të cilit që udhëhiqet nga gazetari Ronaldo Sharka.
Sipas disa thashethemeve, Kiara pritet që të jetë e ftuar e Ronaldos në këtë emision e ku pjesë e lojës në të ishte edhe largimi i “follow” ndaj Luizit. /GazetaExpress/