Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës, e vlefshme për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.
20 minutat e parë të këtij takimi mbyllën me rezultatin 45:38, shkruan Gazeta Express.
Drilon Hajrizi me 13 pikë ishte basketbollisti më i dalluar te “Dardanët” në pjesën e parë.
Dardan Berisha dhe Musab Mala shtuan nga pesë sosh.
Te irlandezët dy basketbollistë shënuan pikë dyshifërore; Taiwo Badmus (11) dhe Jordan Blount (10).
Kujtojmë se kjo ndeshja po luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...