Bardh Krasniqi është emëruar drejtor i ri i Sportit në Prishtinë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka prezantuar sot drejtorin e ri përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.
Krasniqi, dikur basketbollist, njëherësh i biri i trajnerit të basketbollit, Blerim Krasniqi, do ta pasojë të larguarin Granit Rugova, i cili dha dorëheqje nga posti i drejtorit të sportit në kryeqytet pas prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet.
Më poshtë mund ta shihni postimin e të parit të kryeqytetit. /Gazeta Express/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...