Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut ka sqaruar vendimin e tyre për të mos mbuluar harxhimet e mjekimit jashtë vendit për 18-vjeçarin, i cili ditë më parë me helikopter u dërgua për në Vjenë të Austrisë.
Nga FSSH thonë se kërkesa për Leonid Indov është refuzuar si e pabazë, pasi nuk bëhet fjalë për referim për mjekim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitues si trajtim të zgjatur spitalor.
Nga aty shtojnë se vendimet për realizimin e të drejtave nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor i të siguruarve i miraton Fondi në përputhje me rregulloret dhe rregullat ligjore.
“Kërkesa e personit të siguruar B.I nga Shkupi, për fëmijën e tij L.I për referim për mjekim jashtë vendit është refuzuar si e pabazë sepse nuk është referim për mjekim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitues mjekësor si trajtim spitalor i zgjatur. Rehabilitimi mjekësor si trajtim i zgjatur spitalor është siguruar nga Fondi për personat e siguruar në objektet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ka lidhur marrëveshje”.
tag_katrorimaqedoni_2
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...