Programi i shkurtit të klubit të filmit “Cinema Expanded” do të mbahet çdo të mërkurë prej orës 19:30 në holl të kinemasë.
Koncepti i çmendurisë në kinema dhe figura e një të çmenduri në të është po aq i vjetër sa vetë kinemaja. Nga filmi i parë i lëvizjes ekspresioniste gjermane – Kabineti i Dr. Caligari (1920) deri te filmat surrealistë të Luis Buñuel, Jean Cocteau dhe Maya Deren, historia e kinemasë është plot me shembuj të eksplorimit të psikës njerëzore.
Ky program i vogël është një përpjekje modeste për të sjellë para publikut tonë disa filma që trajtojnë çmendurinë dhe çështjet e shëndetit mendor.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...