Momenti kur policia shqiptare shtrin përtokë anëtarët e grupit kriminal nga Kosova - Gazeta Express
string(82) "momenti-kur-policia-shqiptare-shtrin-pertoke-anetaret-e-grupit-kriminal-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2024 13:36

Momenti kur policia shqiptare shtrin përtokë anëtarët e grupit kriminal nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

05/02/2024 13:36

Është publikuar momenti i arrestimi të tre shtetasve të Kosovës të cilët po akuzohen për trafik të armëve dhe lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Rezultatet e operacionit u bënë të ditura sot në një konferencë për mediet nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

Në kuadër të operacionit “The Same” u arrestuan në flagrancë shtetasit Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe dy shtetas kosovarë.

Në total u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement