string(50) "dua-lipa-shfaqet-e-lumtur-me-partnerin-e-saj-te-ri"

Gazeta Express

31/01/2024 22:47

Dua Lipa shfaqet e lumtur me partnerin e saj të ri

Gazeta Express

31/01/2024 22:47

Dua Lipa dhe Callum Turner duket se janë shumë të lumtur me lidhjen e tyre.

Ata nuk rrinin dot larg njëri-tjetrit teksa shëtisnin në Los Anxheles.

Këngëtarja shqiptare dhe aktori britanik u panë duke u puthur, përqafuar dhe buzëqeshur ndërsa morën kafe dhe bënë disa blerje.

Kjo është hera e dytë që ata shfaqen në publik dhe nuk ngurruan ta tregojnë dashurinë para njerëzve dhe aparateve të paparacëve.