string(67) "konfirmohet-nga-kb-peja-shoshi-do-te-jete-jashte-per-rreth-nje-muaj"

Sport

Gazeta Express

20/01/2024 15:21

Konfirmohet nga KB Peja, Shoshi do të jetë jashtë për rreth një muaj

Sport

Gazeta Express

20/01/2024 15:21

Lis Shoshi do t’i mungojë Pejës për rreth një muaj.

Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga KB Peja, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, shkruan Gazeta Express.

Shoshi pësoi lëndim javën e kaluar në ndeshjen ndaj Trepçës.

Te kampionët e Kosovës vazhdon të jetë ende jashtë Tervell Beck, i cili kishte pësuar lëndim dhe ishte operuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Për shkak të lëndimit, vazhdon të mbetet jashtë Tervell Beck, derisa mungon edhe kapiteni Lis Shoshi – i cili pas lëndimit që pësoi javën e kaluar pritet të mungojë rreth 4 javë. Të dy basketbollistët po punojnë shumë që të kthehen në formën më të mirë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit pejan.

Kujtojmë se Peja sot do të luajë në udhëtim ndaj Yllit. Ndeshja do të luhet nga ora 17:00. /Gazeta Express/