Të mërkurën e kësaj jave, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 u organizua një ndejë për banorët nga Vëllai i Madh.
Pas ndejës, aty u zhvilluar një debat i ashpër mes Ganiut, Edonës dhe Santianës. Kjo pasi një gotë verë u derdh mbi trupin e Santianës, pasi Ganiu nuk dëshironte që Edona të merrte verë nga gota e tij.
Në këtë ‘Prime’, Ganiu tregoi se pse ka reaguar ashtu: “Kur tjerët dëshirojnë t’i ndajnë gjërat e mia, kur e marrin pa lejen time, atëherë i bie që nuk më respektojnë”.
Pas kësaj, Edona foli menjëherë duke thënë se Ganiu reagoi ashtu pasi nuk do të kishte më alkool për të pirë.
“Të vjen inati sepse e ki se më nuk do të kishte alkool për të pirë, ti kështu reagon për alkool. Mos rrej, për alkool e ke pasë, o pijanec mos rrej. Ti i merr çdo herë gjërat e mia pa pyetur”, tha Edona.
E pa u sqaruar e pa dhënë mendimin e saj nuk mbeti as Santiana, ajo akuzoi Ganiun se çdo ndejë e prish komediani për shkak të alkoolit.
“Unë kesh afër, masi thotë se duhet ta respektoj dhe pyesim, atë Edona e mori vetëm pak dhe e vendosi në gotën e vet, dhe ai filloi të bëjë be se nuk do ta japë. Është bërë shprehi se çdo festë të prishet për shkak të alkoolit nga Ganiu”, tha Santiana.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...