Gjithçka gati për Kampionatin Evropian të Hapur në xhudo - Gazeta Express
string(56) "gjithcka-gati-per-kampionatin-evropian-te-hapur-ne-xhudo"

Sport

Gazeta Express

15/12/2023 17:45

Gjithçka gati për Kampionatin Evropian të Hapur në xhudo

Sport

Gazeta Express

15/12/2023 17:45

Nesër (e shtunë) prej orës 10:30 do të nisë Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është gati për nisjen e këtij kampionati, përcjell Gazeta Express.

Sot është hedhur edhe shorti, dhe dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.

KOK-u ka ftuar të gjithë tifozët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për t’iu dhënë përkrahjen e madhe garuesve tanë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement