string(54) "guild-eagles-vazhdojne-fuqishem-mposhtin-edhe-9-pandas"

eSPORTS

Gazeta Express

06/12/2023 23:40

Guild Eagles vazhdojnë fuqishëm, mposhtin edhe 9 Pandas

eSPORTS

Gazeta Express

06/12/2023 23:40

Guild Eagles po vazhdojnë fuqishëm në turneun “CCT Online Finals”.

Ekipi kosovar shënoi fitoren e dytë sot, duke e mposhtur ekipin 9 Pandas 2:1 në map-a, shkruan Gazeta Express.

Në “Mirage” Guild Eagles triumfuan 13:8, kurse 9 Pandas barazuan duke fitouar 13:7 në “Overpass”.

E në “Anubis” Guild Eagles shënuan fitore 13:8 duke u kualifikuar tutje.

Nesër, me fillim nga ora 16:00 e zhvillojnë ndeshjen e radhës ndaj ekipit Aurora.

Nëse shënojnë fitore aty, kualifikohen në “CCT Globals” dhe përballen në finale me BIG për çmimin prej 100 mijë euro.