Guild Eagles do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër gjatë ditës së sotme.
Me fillim nga ora 20:30, ekipi kosovar do të përballet me skuadrën 9 Pandas, shkruan Gazeta Express.
Në rast se e arrijnë finalen e madhe do të kualifikohen në turneun “CCT Global Finals” që zhvillohet vitin e ardhshëm.
Deri më tani, Guild Eagles i kanë siguruar 15 mijë dollarë.
Nëse e fitojnë komplet këtë kompeticion, i fitojnë 100 mijë dollarë.