Me të nisur darka dhe pyetjet e para për banorët kanë filluar debate të ashpra mes tyre.
Kësaj radhe, përplasjen e parë e patën Shqipja dhe Blero. Ata e nisën debatin për temën se cili prej tyre është lojtar më i fortë në Big Brother VIP Kosova 2.
Shqipja i tha Bleros se është i përgjumur në lojë javëve të fundit, sipas saj, publiku e ka kuptuar se Blero kush është.
“Ti do të dalësh më parë”, i tha Shqipja, Bleros, i cili tha se nuk ka shanse që ai të dalë para saj.