Ana dhe Arta Kabashi sjellin befasinë për 111 vjetorin e pavarësisë
Muzike
Gazeta Express
28/11/2023 20:18
Përvjetori i 111 i shpalljes së Pavarësisë
së Shqipërisë sjell edhe këngë me frymë kombëtare. E tillë është edhe kënga e
Ana dhe Arta Kabashit që është promovuar sonte
Një këngë me motive patriotike por me ritme
moderne është sjell sot për publikun
shqiptar.
Motrat Ana dhe Arta Kabashi e kanë lansuar këngën “Jena shqipe” para dy ore dhe kënga ka marrë komente pozitive pas premierës së saj në youtube.
“Jena shqipe” është një këngë melodia e së
cilës është bërë nga Ana dhe Arta Kabashi derisa për producent ka Marcon.
Edhe teksti i këngës është shkruar nga dy
motrat, i cili ka mesazhe të forta patriotike. /GazetaExpress/