Peja dhe Trepça do të zhvillojnë nesër ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(75) "peja-dhe-trepca-do-te-zhvillojne-neser-ndeshjet-e-radhes-ne-fiba-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

14/11/2023 20:04

Peja dhe Trepça do të zhvillojnë nesër ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup

Sport

Gazeta Express

14/11/2023 20:04

Të mërkurën Peja dhe Trepça do të kenë sfida të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch. “Verdhezinjtë” kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje.

Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84. Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje. Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e ZZ Leiden. Holandezët dhe BCM Gravelines Dunkerque kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar dy humbje në dy ndeshje

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement