Zyrtari i FC Prishtinës: Stadiumi që 101 vjet është i Prishtinës, ne do t’ia kthejmë namin - Gazeta Express
string(87) "zyrtari-i-fc-prishtines-stadiumi-qe-101-vjet-eshte-i-prishtines-ne-do-tia-kthejme-namin"

Sport

Gazeta Express

13/11/2023 20:57

Zyrtari i FC Prishtinës: Stadiumi që 101 vjet është i Prishtinës, ne do t’ia kthejmë namin

Sport

Gazeta Express

13/11/2023 20:57

Pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me gjendjen e mjerueshme të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, gjatë ditës së sotme pati reagime nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Nga Komuna e Prishtinës u tha se nuk është përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij stadiumi, duke theksuar se mirëmbajtja është obligim i FFK-së, shkruan Gazeta Express.

Më pas reagim pati edhe nga FFK, që mes tjerash u shpreh edhe e gatshme të heqë dorë nga menaxhimi i stadiumit.

Tani, një reagim është bërë edhe nga zyrtari i klubit të Prishtinës, Kushtrim Sopa.

Sipas tij, stadiumi “Fadil Vokrri” ka pronar që 101 vjet dhe se atë janë qytetarët e Prishtinës dhe klubi i Prishtinës. Në këtë ai përfshiu edhe tifo-grupin “Plisat”.

Postimi i plotë nga Sopa (pa ndërhyrje):

“Stadiumi i Prishtinës ose “Fadil Vokrri”, ka pronar qe 101 vjet, ata janë qytetarët e Prishtinës (Plisat) si dhe klubi i futbollit Prishtina.

Mos u boni merak veç t’i rregullojmë edhe do punë të mbrendshme mbrenda klubit tonë pastaj ja kthejm namin qysh i takon këtij impianti historik të sportit në Kosovë”. /Gazeta Express/