string(54) "euroja-dhe-dollari-vijojne-te-humbin-terren-ndaj-lekut"

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2023 21:43

Euroja dhe dollari vijojnë të humbin terren ndaj lekut

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2023 21:43

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku vijoi të forcojë pozitat ndaj dollarit amerikan dhe monedhës europiane.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 101.03 lekë ose 0.11 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha europiane zbriti me 0.05 lekë dhe këmbehet me 105.99 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane këmbehen përkatësisht me 122.48 lekë dhe 109.92 lekë.

Monedha britanike u forcua me 0.34 lekë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa ajo zvicerane u mbiçmua me 0.15 lekë.