Palestra sportive në Istog vazhdon të përballet me problemet e njëjta tash e një kohë.
Pas reshjeve të fundit të shiut, uji sërish ka depërtuar brenda palestrës dhe kësisoj nuk ofrohen dot kushtet e nevojshme për ekipet e këtij qyteti, shkruan Gazeta Express.
Trajneri i KB Istogu, Fikret Shatri, ka publikuar një video nga gjendja e sotme në këtë palestër.
Ai sërish është shprehur i zhgënjyer për faktin që nuk po përfundojnë problemet e tilla.
Kujtojmë se skuadra e Istogut në basketboll, që këtë sezon për herë të parë po garon në Superligë, ndeshjen e parë nuk mundi ta luajë në shtëpinë e vetë, andaj ndaj Trepçës luajti si nikoqir në Rahovec.
Postimi i plotë nga Shatri (pa ndërhyrje):
“Kisha rilinde, nese ky terror do na largohej nga jeta jone! Me kete tmerr jetojme çdo ditê, çdo jave, muaj e vite! Sa kryetar vdiqen pa u jetesu palestra,apo saga vazhdon?! Mose thashte zoti”. /Gazeta Express/