Kurti: Zgjedhjet e reja s'na konvenojnë sepse zhduket opozita, unë dua t'i mundim, jo t'i zhdukim - Gazeta Express
string(91) "kurti-zgjedhjet-e-reja-sna-konvenojne-sepse-zhduket-opozita-une-dua-ti-mundim-jo-ti-zhdukim"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2023 11:45

Kurti: Zgjedhjet e reja s’na konvenojnë sepse zhduket opozita, unë dua t’i mundim, jo t’i zhdukim

Lajme

Gazeta Express

18/09/2023 11:45

Kryeministri Albin Kurti foli në një konferencë për media edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita.

Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi ajo “zhduket”, raporton Gazeta Express.

“Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.

“Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement