Kurti nuk do ta kërkojë zëvendësimin e Lajçak: Ai t'i japë llogari BE'së - Gazeta Express
string(69) "kurti-nuk-do-ta-kerkoje-zevendesimin-e-lajcak-ai-ti-jape-llogari-bese"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2023 11:12

Kurti nuk do ta kërkojë zëvendësimin e Lajçak: Ai t’i japë llogari BE’së

Lajme

Gazeta Express

18/09/2023 11:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media, ka folur për takimin e 14 shtatorit në Bruksel.

Ai nga gazetarët u pyet nëse do të kërkojë nga Bashkimi Evropian zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut.

“Emisari evropian Lajçak atyrisht që nuk më jep mua llogari si kryeministër i Kosovës, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, parlamentit evropian dhe unë besoj se ajo çfarë kam thënë ditëve të fundit e në veçanti sot është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement