Kosova fiton ndaj Marokut në Lojërat Mesdhetare në Rërë
Sporte tjera
Gazeta Express
14/09/2023 14:40
Ekipi i djemve të Kosovës i volejbollit në rërë shënoi fitore 2:1 në sete ndaj Marokut, në ndeshjen e dytë të grupit A në Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023”.
Ekipi kosovar në përbërje Erjon Bajrami dhe Ermal Maliqi u kualifikuan në
16 ekipet më të mira.
Ndeshja e radhës, sot pas orës 17:00 me kohën tonë lokale. /Gazeta Express/